Përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, duke folur në emisionin “Debat” në TV Shenja, ka deklaruar se Ligji për Përfaqësim të Drejtë përmban mekanizma mbrojtës që do të garantojnë zbatimin e tij në praktikë.
Sipas Shabanit, këta mekanizma do të jenë plani i punësimit dhe metodologjia mbi bazën e së cilës do të përcaktohen punësimet në institucionet shtetërore.
“ Mekanizmat mbrojtës do të jenë plani për punësim dhe metodologjia në bazë të së cilës do të përcaktohen punësimet, por prapë fokus kryesor do të mbetet profesionalizmi dhe çështja e etnisë”, tha Shabani.
Ai theksoi se qëllimi i ligjit është të sigurojë përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke ruajtur njëkohësisht kriterin e profesionalizmit në procesin e punësimit.
