AKTUALE

Zef Berishaj: Bashkimi i shqiptarëve, vlerë dhe përgjegjësi për të ardhmen

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, në emër të shoqatës, përcjell urimet më të sinqerta me rastin e bashkimit të forcave politike shqiptare në një subjekt të vetëm politik – Forumin Shqiptar.Në një mesazh urimi, Berishaj thekson se historia kombëtare shqiptare dëshmon se arritjet më të rëndësishme janë shënuar atëherë kur shqiptarët kanë ditur të bashkohen rreth interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.Ai vlerëson se bashkimi i forcave politike shqiptare, proces i nisur në vitin 2019 dhe i kurorëzuar tashmë me krijimin e një subjekti të vetëm politik, përfaqëson një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit dhe të organizimit politik shqiptar.Sipas tij, bashkimi nuk nënkupton domosdoshmërisht mendim të njëjtë për çdo çështje, por gatishmëri për të vepruar së bashku për çështjet me interes të përbashkët, duke kapërcyer dallimet krahinore, fetare dhe politike.Me këtë rast, kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, përcjell urimet për Nik Gjeloshajn, Ferhat Dinoshën, Ivan Ivanajn dhe Artan Çobin për detyrat e reja, duke u dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.Në mesazhin e tij, Berishaj nënvizon rëndësinë e dialogut, respektit ndaj çdo qytetari dhe vendosjes së interesit të përbashkët mbi interesat e ngushta politike.Në përfundim, ai u uron drejtuesve të rinj mbarësi në angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët.Ja postimi plotë:Historia jonë kombëtare na mëson se arritjet më të rëndësishme kanë marrë jetë atëherë kur shqiptarët kanë gjetur forcën për t’u bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët. Fryma e bashkimit ka qenë një mbështetje e çmuar për mbrojtjen e dinjitetit dhe të interesave kombëtare. Këtë frymë e dëshmoi edhe bashkimi i forcave politike shqiptare në vitin 2019, një rrugëtim që sot kurorëzohet me bashkimin e tyre në një subjekt të vetëm politik: Forumin Shqiptar.Shkrirja e partive shqiptare në një forcë të vetme politike e bën zgjedhjen për çdo votues më të qartë se kurrë: një bashkim që shuan një mal me dilema dhe nuk lë vend për as edhe një sekondë të vetme mëdyshjeje për t’i dhënë besimin një të ardhmeje të përbashkët.Bashkimi nuk kërkon që të mendojmë njësoj për gjithçka; kërkon që, për çështjet themelore, të dimë të veprojmë së bashku. Dallimet krahinore, fetare e politike mund të bashkëjetojnë me një vullnet të përbashkët për përparim, kur respekti i ndërsjellë dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve udhëheqin veprimin tonë.Të nderuar Nik Gjeloshaj, Ferhat Dinosha, Ivan Ivanaj dhe Artan Çobi,Ju përcjell urimet tona të sinqerta për detyrat e reja dhe ju dëshiroj suksese në përmbushjen e përgjegjësive që ju janë besuar. Besimi që ju është dhënë përbën një nder të madh dhe, mbi të gjitha, një detyrim për të shërbyer me ndershmëri, maturi dhe përkushtim.Urojm që puna juaj të udhëhiqet si edhe deri tani, nga fryma e dialogut, respekti për çdo qytetar dhe gatishmëria për ta vendosur të mirën e përbashkët mbi interesat e ngushta politike. Vlera e një detyre publike matet me shërbimin ndaj njerëzve, me besimin që ndërtohet dhe me gjurmën e mirë që lihet për brezat që vijnë.Ju priftë e mbara në shërbim të qytetarëve, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë!

Banner

Related posts

RMV: Nxënësit më mirë flasin anglisht se sa shqip

admin

Bujar Osmani vizitoi degën e Butelit

Gjyla Halili

“Balancuesi” nesër në rend dite në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Gjyla Halili