AKTUALE

Ivan Ivanaj: Bashkimi i forcave politike shqiptare ishte ëndrra ime, sot u bë realitet

Ivan Ivanaj ka shprehur kënaqësinë për bashkimin e tri subjekteve politike shqiptare në një parti të vetme, e cila tashmë do të veprojë nën emrin Forumi Shqiptar.

Përmes një mesazhi publik, Ivanaj rikujtoi se bashkimi i forcave politike shqiptare kishte qenë një nga synimet e tij më të mëdha që në fillimet e angazhimit në politikë.

Ai theksoi se hapi i parë drejt këtij qëllimi ishte ndërmarrë në vitin 2019, kur bashkimi i forcave politike solli besimin e qytetarëve dhe rezultate konkrete.

Shtatë vjet më vonë, ky proces ka marrë një dimension të ri, duke kulmuar me bashkimin e tri subjekteve politike në një parti të vetme – Forumin Shqiptar.

Ivanaj falënderoi të gjithë kontribuuesit e këtij procesi, si dhe ata që i besuan detyrën e Zëvendëskryetarit të Forumit Shqiptar.

Në mesazhin e tij, ai përcolli edhe një thirrje për unitet dhe tejkalim të ndarjeve të mëparshme politike, duke e përmbyllur me sloganin:
“Nga sot nuk ka më tanët dhe tuajt. Ka vetëm TANËT!”

Ja postimi plotë:

Kur hyra në politikë, një nga ëndrrat e mia më të mëdha ishte që një ditë të arrinim te bashkimi i forcave politike shqiptare në një subjekt të vetëm.
Në vitin 2019 hodhëm hapin e parë. Bashkuam forcat, fituam besimin e qytetarëve dhe dëshmuam se bashkimi sjell suksese.

Sot, shtatë vjet më vonë, nga tri subjekte politike u bëmë një parti e vetme – FORUMI SHQIPTAR!

Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim, si dhe të gjithë ata që më dhanë besimin për detyrën e Zëvendëskryetarit të Forumit Shqiptar.

Nga sot nuk ka më tanët dhe tuajt. Ka vetëm TANËT!

Banner

Related posts

Rina Ajdari përkujton 11 Shtatorin

Gjyla Halili

Për shkak të tubimit në sheshin “Skenderbeu” regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Gjyla Halili

Shtrenjtohen të gjitha karburantet në Maqedoni

admin