Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Botës, z. Ylber Durmishi, zhvilluan një vizitë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku u pritën nga Kryetarja e Akademisë, Akadamike Justina Shiroka-Pula.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u zhvillua një takim frytdhënës, gjatë të cilit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Lidhjes Shqiptare në Botë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në fokus të bisedimeve ishte nevoja që ASHAK të jetë autoritet mora dhe të ofrojë mbështetje akademike në situata sfiduese për kombin. Gjithashtu u dakorduam për realizimin e projekteve me karakter kombëtar, shkencor dhe kulturor, si dhe forcimi i lidhjeve ndërinstitucionale në funksion të promovimit të vlerave shqiptare.
Gjatë takimit, palët u dakorduan për realizimin e një projekti të përbashkët në pranverën e vitit të ardhshëm, i cili do të shënojë një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Mirënjohje dhe falënderim të sinçertë për Kryetaren e Akademisë, Akademike Justina Shiroka-Pula, për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të mirë të shkencës, kulturës dhe çështjes kombëtare shqiptare.
Dija, kultura dhe uniteti kombëtar mbeten ura që na bashkojnë dhe na forcojnë si komb.
Lidhja Shqiptare në Botë
Nazmi Jakurti, Kryetar
Ylber Durmishi, Sekretar i Përgjithshëm







