Lajme

Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet ku organizohen provime profesionale, duke përfshirë edhe provimin e jurisprudencës.

Në një intervistë për EuroNews Albania, Mexhiti u pyet lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe zbatimin e ligjit në praktikë.

I pyetur nga gazetari nëse VLEN e ka kërkuar këtë zgjidhje dhe çfarë përgjigjeje ka marrë nga partnerët qeveritarë, Mexhiti u shpreh se nuk bëhet fjalë për një kërkesë, por për një marrëveshje të arritur brenda koalicionit qeverisës.

“Ne nuk kërkojmë. Ne jemi dakorduar me kryeministrin Mickoski dhe për këtë ka pasur edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrit dhe dy partnerëve qeveritarë”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se marrëveshja nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por parasheh zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha dikasteret ku organizohen provime profesionale.

Sipas Mexhitit, qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me dispozitat ligjore dhe marrëveshjen e arritur mes partnerëve të koalicionit qeveritar.

Banner

Related posts

MEF Energy Forum 2026 – Shkupi do të jetë nikoqir i forumit më të madh energjetik në rajon

Admin2

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil

Admin2

Prishtina shënon sot 27-vjetorin e Çlirimit

Admin2