AKTUALE

Nga Skënderbeu te Forumi Shqiptar – Agron Dedivanaj: Bashkimi është forca jonë!

Drejtori i Shkollës Shqipe në Michigan, Agron Dedivanaj, ka përcjellë urimet e tij të sinqerta për Nik Gjeloshajn, Ferhat Dinoshën, Ivan Ivanajn dhe Artan Çobin me rastin e marrjes së detyrave të reja në kuadër të Forumit Shqiptar.

Në mesazhin e tij, Dedivanaj thekson se bashkimi ka qenë një vlerë e rëndësishme përgjatë gjithë historisë kombëtare shqiptare dhe një faktor kyç në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Ai rikujton momentet më të rëndësishme të historisë sonë, nga Skënderbeu dhe Besëlidhja e Lezhës, te Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë dhe deri te bashkimi i forcave politike shqiptare në vitin 2019.

Sipas Dedivanajt, historia ka dëshmuar se sa herë shqiptarët janë bashkuar përtej dallimeve krahinore, fetare dhe politike, kanë arritur të mbrojnë interesat kombëtare dhe të krijojnë mundësi për një të ardhme më të mirë.

Me këtë rast, ai u uron të gjithë drejtuesve suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja, duke shprehur dëshirën që angazhimi i tyre të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit, përkushtimi ndaj qytetarëve dhe interesi i përgjithshëm.

Në përfundim, Agron Dedivanaj shpreh urimet e tij për Nik Gjeloshajn, Ferhat Dinoshën, Ivan Ivanajn dhe Artan Çobin, me dëshirën që bashkëpunimi dhe uniteti të jenë udhërrëfyes në shërbim të shqiptarëve.

Ja postimi plotë:

Bashkimi gjatë gjithë historisë sonë shqiptare ka sjellë përparim: nga Skënderbeu dhe Besëlidhja e Lezhës, te Lidhja e Prizrenit, shpallja e Pavarësisë e deri te bashkimi i partive shqiptare në vitin 2019. Sa herë që shqiptarët janë bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët, përtej dallimeve krahinore, fetare e politike, kanë dëshmuar se bashkimi është forcë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Ju uroj të gjithëve postet e reja dhe suksese në përgjegjësitë që keni marrë! Uroj që puna juaj të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit dhe përkushtimi ndaj qytetarëve e të mirës së përbashkët.
Nik Gjeloshaj, Ferhat Dinosha, Ivan Ivanaj, Artan Çobi!

Banner

Related posts

MEXHITI: PËRSE HESHTË ARTAN GRUBI PËR AKUZAT SE PO PUNON PËR TA KTHYER GRUEVSKIN

admin

Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, zbaton barazinë gjinore edhe për Asamble, 50% gra e 50% burra

Gjyla Halili

Antonovski: Agjencitë informative janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale

Gjyla Halili