AKTUALE

Me BDI-në gjithmonë drejt: Faleminderit Strugë!

Sonte, në një atmosferë madhështore në Hotel Drin, qytetarët e Strugës treguan edhe një herë se qëndrojnë krenarë, të bashkuar dhe besnikë ndaj vizionit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderit Ali Ahmeti.

Faleminderit për qëndrimin stoik dhe të pathyeshëm – edhe përkundër sfidave që kemi kaluar dhe që ende kemi përpara, ne persëri qendruam dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në një krah, në një vijë, me liderin tonë.

Pjesëmarrja masive dhe entuziazmi juaj janë dëshmi e qartë se besimi ndaj BDI-së nuk është rastësi, por bindje e thellë dhe mbështetje për vepra, jo për fjalë.
Faleminderit për çdo përkrahje, për çdo duartrokitje dhe për çdo fjalë që forcon rrugën tonë të përbashkët.

Vazhdojmë më të bashkuar se kurrë, me qëndrim të vendosur dhe me besim të plotë. Shpresa nuk duhet humbur kurr sepse ajo është forca jonë më e madhe në kohë të vështira. Edhe kur sfidat shtohen, kur padrejtësitë godasin, dhe kur rruga duket e ngushtë, ne nuk dorëzohemi. Ne vazhdojmë të ecim përpara, me kokën lart dhe zemrën plot besim, sepse e dimë që jemi në rrugën e drejtë. Dhe kjo rrugë, me durim, me qëndresë dhe me bashkim, do të na çojë drejt fitores së radhës – drejt një të ardhmeje më të drejtë për çdo shqiptar.
Me BDI-në, gjithmonë drejt!

#BDI #Strugë #AliAhmeti #BashkëPërFitoreteradhës

Banner

Related posts

Dedivanaj me bashkëpunëtorë përcjell punimet e monumentit të Gjergj Kastriotit në Tiranë

Gjyla Halili

Besa Ismaili Ahmeti: Le t’a provojmë Albin Kurtin si ministër, meqë si kryeministër nuk mundi, nuk deshti, nuk diti

Gjyla Halili

Drejtori Ajdini përgëzon për penzionim kolegun Xhemil Shaqiri

Gjyla Halili