AKTUALE

Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, Sherif Krniq, uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, Sherif Krniq, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në trojet tona shqiptare dhe në diasporë.

Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

28 Nëntori është simbol i bashkimit, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Është përgjegjësia jonë që, kudo që jetojmë, të ruajmë gjuhën shqipe, traditat, kulturën dhe vlerat tona kombëtare, duke ua përcjellë ato edhe brezave të rinj.

Në emër të Shoqatës “Malësia” në Kaliforni dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë shqiptarëve:

Gëzuar 28 Nëntorin!
Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!
Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!
Sherif Krniq
Kryetar i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni 🇦🇱

Ja postimi i plotë:

Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar! 🇦🇱

28 Nëntori është dita që na bashkon rreth flamurit, historisë dhe krenarisë sonë kombëtare.

Sot kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë.

Kudo që jemi, në trojet tona apo në diasporë, ta ruajmë gjuhën, traditat dhe identitetin tonë shqiptar.

Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Shqipërinë!

🇦🇱 Rroftë kombi shqiptar!
Gëzuar 28 Nëntorin!

Banner

Related posts

Vlen hap shtabin në Butel

Gjyla Halili

Sot, më 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV!

Gjyla Halili

Bashkëkombasit nga Detroiti me zemër të madhe si “Nënë Tereza”, mbledhin gati 400 mijë dollar për Kishën në Malin e Kakariqit

Gjyla Halili