AKTUALE

Filipçe: Kemi rënë dakord për një takim me Taravarin javën e ardhshme!

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një intervistë për emisionin “Politikantë” në Infomax, bëri të ditur se javën e ardhshme është caktuar një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili po shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni qeveritar.

“Me Arbenin kemi një marrëdhënie të mirë personale si kolegë. Nuk e di saktësisht çfarë po ndodh, nëse do të largohet nga Qeveria apo jo, por kemi rënë dakord të takohemi javën që vjen”, deklaroi Filipçe.

Ky takim vjen në një kohë kur qeveria po përballet me tensione të brendshme dhe mundësi për riformatim të koalicionit. Taravari nuk ka dalë ende me qëndrim zyrtar për qëndrimin e tij në ekzekutiv.

Banner

Related posts

Camaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po bëjnë histori!

Gjyla Halili

Sela: Nëse mundet Taravari, pse jo hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian

Gjyla Halili

Mexhiti: Ndryshimi i madh në zonën 5 zgjedhore fillon nga Dollneni

Gjyla Halili