AKTUALE

SHFAQJA E “MREKULLIVE”

Banner

DRITARJA NGA AKADEMIA E FIKHUT ISLAM ( DAFI)
NR.303 TH- TETOVË
DT.08.05.2025

* Nga thesari ingjenioz!

Njeriut të urtë iu tha:

Ekziston një njeri i cili ecë mbi ujë.

Ai u përgjigjë:

” Nuk ka shumë rëndësi edhe druri noton mbi ujë”.

Pastaj iu tha:

Një njeri fluturon në ajër.

Përsëri njeriu i urtë u përgjigjë:

“Nuk ka shumë rëndësi, edhe miza flutur në ajër”.

Njeriu i urtë vazhdon duke thënë:

Mrekulli është të ecish në mes të njerëzve dhe të mos i dëmtosh ata dhe të i durosh ata.

Të mos thyesh parimet e moralit.

Të mos gënjesh;

Të mos vjedhësh;

Të mos falsifikosh;

Të mos tradhtosh;

Të mos nëpërkëmbish pasurinë e bonjakut- jetimit;

Të mos destabilizosh;

Të mos hutosh masën e rëndomtë etj.

Mrekullia e vërtetë është të jeshë NJERI!

(xhxhxh!)

Related posts

MASH publikoi konkurs për projektin shkencoro-hulumtues, buxheti për shkencë pothuajse dyfish më i madh se vitin e kaluar

Gjyla Halili

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë reformën zgjedhore, zgjedhjen e Qeverisë me Badenter, një njësi dhe lista të hapura

Gjyla Halili

PDK-ja kërkon hetim të menjëhershëm të Qeverisë Kurti

admin