Shoqata “Jehona e Malësisë” organizoi një event festiv dhe kulturor kushtuar fëmijëve të komunitetit shqiptare në Michigan, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.Ky organizim kishte për qëllim të bashkonte familjet shqiptare në një atmosferë festive, duke nderuar historinë kombëtare dhe duke përcjellë te brezat e rinj dashurinë për gjuhën, flamurin, kulturën dhe traditat shqiptare.Në qendër të këtij eventi ishin fëmijët, të cilët përfaqësojnë të ardhmen e bashkësisë sonë dhe vazhdimësinë e identitetit kombëtar. Përmes aktiviteteve të tilla, Shoqata “Jehona e Malësisë” synon të forcojë lidhjet e brezave të rinj me rrënjët e tyre shqiptare dhe të krijojë hapësira ku traditat dhe vlerat kombëtare të përcillen nga brezi në brez.Në mesazhin e saj të mirënjohjes, shoqata vlerësoi përkushtimin e prindërve për edukimin e fëmijëve me dashurinë për atdheun dhe gjuhën shqipe. Një falënderim i veçantë iu drejtua gjithashtu mbështetësve dhe donatorëve, të cilët me kontributin e tyre ndihmuan në realizimin e këtij eventi.Mirënjohje e posaçme u shpreh edhe për anëtarët e bordit të shoqatës, si dhe për bashkëshortet dhe bashkëshortët e tyre, për angazhimin, kohën dhe punën e palodhshme në organizimin e veprimtarive në shërbim të bashkësisë shqiptare në Michigan.Shoqata “Jehona e Malësisë” vlerëson se organizime të tilla janë një mundësi e rëndësishme për të bashkuar bashkatdhetarët dhe për të ruajtur gjallë identitetin kombëtar, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare në diasporë.Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë! 🇦🇱Ja postimi plotë:Të dashur fëmijë, të nderuar prindër dhe pjesëmarrës,Në emër të organizatës sonë, ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë të gjithëve ju që morët pjesë në veprimtarinë kushtuar fëmijëve të bashkësisë shqiptare në Miçigen, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.Falënderimi ynë i parë ju drejtohet juve, të dashur fëmijë, pjesëtarëve më të shtrenjtë të bashkësisë sonë. Tek ju shohim vazhdimësinë e gjuhës, të kujtesës historike dhe të trashëgimisë sonë kulturore. Prania juaj i dha kësaj kremteje domethënien e saj më të thellë. Ishte gëzim për të gjithë ne ta kremtonim së bashku me ju këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare.Të nderuar prindër, ju shprehim vlerësimin tonë të posaçëm për përkushtimin me të cilin kultivoni te fëmijët tuaj dashurinë për atdheun dhe ndjenjën e përkatësisë kombëtare. Sa herë u flisni shqip, u rrëfeni historinë e familjes dhe i bëni pjesë të traditave tona, ju vendosni themelet e formimit të tyre gjuhësor e kulturor. Falë këtij përkushtimi të përditshëm, trashëgimia shqiptare përcillet nga brezi në brez dhe mbetet pjesë e gjallë e jetës familjare këtu në Miçigen.Mbështetësve dhe donatorëve tanë u shprehim mirënjohje të veçantë. Bujaria juaj është shprehje e solidaritetit dhe e përgjegjësisë qytetare që na bashkon. Pa kontributin tuaj, realizimi i kësaj veprimtarie nuk do të kishte qenë i mundur.Së fundi, falënderojmë nga zemra anëtarët e bordit të organizatës sonë, si edhe bashkëshortet e bashkëshortët e tyre. E çmojmë thellësisht kohën që i kushtoni bashkësisë, punën tuaj ditë e natë dhe kujdesin që tregoni për çdo hollësi. Falë përkushtimit tuaj të përbashkët, kjo kremte dhe veprimtaritë e tjera të organizatës sonë marrin jetë dhe i shërbejnë edukimit kulturor të brezave të rinj.Gëzuar 28 Nëntorin!



















