AKTUALE

Reisul Ulemaja dhe Myftiu i Tetovës për ngushëllime te familja Abdi në Strimnicë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, së bashku me Myftiun e Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me operativën e tij dhe Myftiun e Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, vizituan familjen e të ndjerit Besim Abdi në fshatin Strimnicë, Tetovë, për të shprehur ngushëllime dhe për të nderuar personalitetin e tij duke e lutur Zotin që ta pranoj në mëshirën e Tij.

Familja e të ndjerit i priti mysafirët me respekt, ndër të cilët ishin imami i fshatit, Hfz. Imer ef. Kamberi, kolegu i tij Zekirja ef. Kadri, si dhe familjarët e të ndjerit, hoxhallarët e respektuar Emshi ef. Abdullai dhe Rafis ef. Adili, së bashku me të tjerë familjarë.

Bashkësia Fetare Islame shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Abdi, duke lutur që i ndjeri të shpërblehet me xhenet.

Banner

Related posts

“Na priftë e mbara” – Del fotografia e përbashkët, strukturat e BDI-së në Shkup bëhen “një”

Gjyla Halili

Agim Nuhiu: Në Gostivar u shënua Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut!

Gjyla Halili

Toshkovski: Është urdhëruar inspektim për punën e policisë për vrasjen e dyfishtë në Shkup

Gjyla Halili