AKTUALE

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet fillestare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it sot në një konferencë për media në orën 15 do t’i shpallin vlerësimet fillestare nga monitorimi i raundit të dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe parlamentare.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve  Xhillian Stirk, dje deklaroi se do t’i shqyrtojnë raportet për procesin zgjedhor nga i gjithë vendi, ndërsa më pas do të   nxjerrin konkluzione në bazë të monitorimit të vëzhguesve të tyre.

Misioni i OSBE/ODIHR për monizorim të zgjedhjeve kishte më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në të gjithë shtetin për ndjekjen e procesit  të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.

Stirk dhe ekipi i saj janë në Shkup që nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të vendosur në të gjithë vendin në nëntë lokacione të ndryshme duke i ndjekur të gjitha aspektet e përgatitjeve për këto zgjedhje.

Banner

Related posts

Shporta ushqimore/ Turistët e huaj “zëvendësojnë” shqiptarët e ikur në emigracion

admin

Apel për ndihmë për Linda Güler

Gjyla Halili

Kasami: Tetova, kryeqyteti i çiklizmit më 6 shtator

Gjyla Halili