AKTUALE

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari: Vlerat evropiane nënkuptojnë mbrojtjen e karakterit multietnik të shtetit

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Rina Ajdari, mori pjesë në takimin e Komisionit për Çështje Evropiane me Sekretarin e Shtetit për Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, Fernando Mariano Sempedro Marcos, në praninë e Ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rafael Soriano Ortiz.

Gjatë diskutimit, Ajdari theksoi se integrimi evropian nuk është vetëm një proces politik, por edhe një angazhim për respektimin e vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Ajo nënvizoi se mbrojtja e karakterit multietnik të shtetit, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit, garantimi i përdorimit të gjuhës shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, si dhe barazia e të gjitha komuniteteve që janë pjesë e rendit kushtetues, janë parime që përputhen plotësisht me standardet dhe vlerat evropiane.

Ajdari shprehu pritjen që mbështetja e Bashkimit Evropian të vazhdojë, jo vetëm për avancimin e procesit të negociatave, por edhe për forcimin e besimit se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet reale, e besueshme dhe e arritshme.

Në takim u ritheksua rëndësia e vazhdimit të reformave dhe e ruajtjes së dialogut konstruktiv në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit.

Banner

Related posts

IMAMI I QABES SË BEKUAR SHEJH MAHIR MUAJKALI MYSAFIR I REISUL ULEMASË H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI DHE BFI, VIZITË NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili

Ministria e Arsimit shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike

Gjyla Halili

Universiteti i Tetovës e shënoi 29-vjetorin e ligjëratave të para

Gjyla Halili