AKTUALE

Kryesia e Xhamisë së Oesingenit të Zvicrës vizitoi Myftininë e Tetovës

Sot, Myftinia e Tetovës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Kryesinë e Xhamisë së Oesingenit të Zvicrës i përbërë nga kryetari z. Bujar Sulejmani, nën kryetari h.Nuriman Musliu dhe z.Sadat Sulejmani të cilët u pritën nga Myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe vëllazërore mbi aktivitetet fetare dhe organizative të komunitetit islam në diasporë dhe vendëlindje. Me këtë rast, anëtarët e kryesisë e njoftuan Myftiun me ecurinë e blerjes së objektit të Xhamisë së re në Oesingen, duke paraqitur fazat e realizimit të këtij projekti me rëndësi të veçantë për besimtarët shqiptarë në atë rajon të Zvicrës. Ata theksuan përkushtimin e komunitetit për ta përfunduar këtë vepër, e cila do të shërbejë si qendër e jetës fetare, arsimore dhe kulturore.

Myftiu dr. Selver Xhemaili i përgëzoi për angazhimin dhe punën e palodhshme në realizimin e këtij projekti madhor, duke vlerësuar kontributin e mërgatës sonë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave islame e kombëtare. Ai shprehu gatishmërinë e Myftinisë së Tetovës për të mbështetur dhe forcuar bashkëpunimin me institucionet fetare të diasporës edhe në të ardhmen.

Myftinia e Tetovës i falënderon përfaqësuesit e Kryesisë së Xhamisë së Oesingenit për vizitën dhe kontributet e tyre si dhe u uron suksese në përfundimin e projektit të xhamisë së re, duke lutur Allahun e Madhëruar që ta begatojë këtë vepër madhështore.

Banner

Related posts

EKSKLUZIVE: Liderët e VLEN në takim urgjent, diskutohet për Fatmir Limanin?!

Gjyla Halili

Kërkohet nga BE-ja të jetë më e balancuar në dialog

admin

U janë marrë pasaportat katër të dyshuarve në rastin “Lotaria”, për paraburgimin e Grubit dhe Bajramit pritet të vendoset sot

Gjyla Halili