AKTUALE

Takimi Osmani – Varheji – Kreu

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim me Komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji.

Në takim u diskutua për dosjen evropiane të vendit tonë, nivelin e gatishmërisë së administratës sonë për proces të suksesshëm të skriningut dhe ndryshimeve kushtetuese si detyrimi ynë i ndërmarrë me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE.

“Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar në agjendën për reforma dhe integrime evropiane, në realizimin e qëllimit më të madh strategjik të politikës së jashtme deri në vitin 2030, por edhe BE-ja të mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për integrimin e përshpejtuar të vendeve të rajonit, me qëllim të përfitimeve të prekshme ekonomike dhe sociale për qytetarët tanë”, theksoi Osmani, duke shtuar se politika e zgjerimit është investim gjeostrategjik në paqe, stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien ekonomike të të gjithë kontinentit evropian.

Ministri Osmani iu referua edhe domosdoshmërisë së një tranzicioni të suksesshëm socio-ekonomik dhe nxitjes së integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE edhe para anëtarësimit.

Banner

Related posts

Prezantim i propozimit për lehtësimin e pagesës së transportit publik për studentët

Gjyla Halili

“Ngrijnë” e ulen çmimet e disa artikujve higjienikë, deri më 31 maj

admin

PDK i quan fushatë përndjekjeje aksionet e Speciales, kërkon që të ndalen

Gjyla Halili

Leave a Comment