Lajme

Fondi humanitar “Trieshi” shënon 10-vjetorin me mbrëmje solemne jubilare në Michigan

Rochester Hills, Michigan – Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, “Fondi Humanitar Trieshi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizojë një Mbrëmje Solemne Jubilare më 19 qershor 2026, duke filluar nga ora 7:00 PM, në ambientet e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, Michigan.
Ky aktivitet i veçantë do të shërbejë si një ngjarje festive dhe humanitare, gjatë së cilës “Fondi Humanitar Trieshi” do të hapë edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve. Mjetet e grumbulluara gjatë mbrëmjes do të përdoren për përmbushjen e nevojave humanitare në vendlindje, duke vazhduar misionin bamirës që fondi ka ndjekur gjatë një dekade veprimtarie.
Hymja në këtë mbrëmje do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa të pranishmëve do t’u ofrohet edhe darkë e plotë, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kauzave humanitare të Fondit.
Në këtë mbrëmje pritet të marrin pjesë personalitete të njohura të komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme shqiptaro-amerikane në shtetin e Michiganit.
Njëkohësisht, bëjmë të ditur se gjatë kësaj mbrëmjeje çdo trieshjan nga Michigani që dëshiron të kontribuojë në veprimtarinë humanitare të fondit, do të ketë mundësinë të regjistrohet dhe të bëhet pjesë e Bordit të “Fondit Humanitar Trieshi” në Michigan, duke ndihmuar në forcimin dhe zgjerimin e misionit bamirës të organizatës.
Programi artistik do të pasurohet nga interpretimet e këngëtarëve të njohur të komunitetit shqiptar, Kolë dhe Hanë Nikprelaj, Fran Lucaj dhe Marjan Micakaj, ndërsa mysafir special i mbrëmjes do të jetë bilbili i Malësisë dhe i kombit shqiptar, Nikollë Nikprëlaj.
Pjesëmarrja e bashkatdhetarëve jo vetëm që nderon këtë jubile të rëndësishëm, por kontribuon drejtpërdrejt në suksesin e veprimtarisë humanitare dhe në vazhdimin e misionit bamirës të “Fondit Humanitar Trieshi”.
Mbrëmja festive organizohet nga bordet e dy komuniteteve të Nju Jorkut dhe Detroitit të “Fondit Humanitar Trieshi”.

Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë:

● Pjetër Lucaj, Arkëtar i FHT-së Nju Jork: 914-557-4864
● Nua Nikollaj, Kryetar i Bordit për Michigan i FHT-së: 586-604-3577.

Banner

Related posts

Nano: Shqiptarët po kundërshtojnë modelin aktual të qeverisjes

Admin2

Ahmeti nga Shkupi: BDI nuk frikësohet dhe nuk mposhtet, mbetemi të përkushtuar për integrimin evropian

Admin2

Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

Admin2