Lajme

Goditje ndaj industrisë së bixhozit: Kuvendi miraton masa më të rrepta për kazinotë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sonte me 59 vota “pro” dhe 9 “kundër” ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, me të cilat kazinotë nuk do të lejohen të vendosen më afër se 500 metra nga shkollat.

Me rregullat e reja ndalohet reklamimi në vitrinat e kazinove, si dhe çdo reklamë që e paraqet lojën e fatit si mënyrë për arritjen e suksesit personal ose për fitime të shpejta.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që çdo aparat i lojërave të fatit të pajiset me sistem të detyrueshëm GPS, duke mundësuar kontroll të vazhdueshëm nga Drejtoria e të Hyrave Publike. Gjithashtu, licencat nuk do të mund të shumëfishohen, ndërsa vendosen edhe detyrime të reja financiare për hapjen e pikave të pagesës dhe pagesës së fitimeve.

Projektligji parashikon edhe rritjen e shumave të garancive bankare, si dhe zbatimin e rekomandimeve të MONEYVAL-it të Këshillit të Evropës për forcimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sipas pushtetit, këto ndryshime do të sigurojnë kontroll më të madh mbi sektorin e lojërave të fatit, do të zvogëlojnë rrezikun e keqpërdorimeve dhe do të ofrojnë mbrojtje më të madhe për të rinjtë nga ndikimi i lojërave të fatit.

Banner

Related posts

VLEN: 24 muaj punë në ekonomi, mbi 26 mijë të rinj jashtë regjistrit të papunësisë

Admin2

Komuna e Tetovës për emrat e rrugëve: 4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan vendimin në Qeveri

Admin2

Bekim Sali nga Stambolli: Turqia mbetet partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë e Veriut

Admin2