Lajme

Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

Albin Kurti ka deklaruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën me 7 qershor do të fillojnë komunikimet me partitë politike me synim arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja.

Këto komente Kurti i bëri të martën pasi mori pjesë në edicionin e 8-të të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH” në Prishtinë.

I pyetur nga gazetarët për hapat e ardhshëm pas procesit zgjedhor, Kurti u shpreh shkurt se komunikimet do të nisin sapo të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.

“Porsa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha ai.

Deklarata e kreut të ekzekutivit vjen në një periudhë kur pritet përmbyllja e procedurave zgjedhore dhe certifikimi zyrtar i rezultateve, çka do t’i hapte rrugë konsultimeve politike për konstituimin e institucioneve dhe formimin e qeverisë së re.

Ndryshe, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse.

Banner

Related posts

Drejtori Samet Bislimi i bashkohet ekipit të NPK “Sharri” në terren për vendlindjen e tij: Pas 25 vitesh, drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë në Reçicën e Vogël

Admin2

Flamur Ballazhi: Artan Grubi pritet të rikthehet fuqishëm në skenën politike

Admin2

Lapaj i përgjigjet Ballës: Sado të lehësh ti, nuk e bën dot pis protestën

Admin2