Lajme

Hoxha dhe Solström për vizitë në Parkun Kombëtar Pelister: MMJPH mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha dhe zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot realizuan vizitë në Parkun Kombëtar Pelister, së bashku me ambasadorin e Suedisë, Ola Solström.

Gjatë vizitës, drejtori i PK Pelister, Ivanço Toshevski, informoi për aktivitetet që po zbatohen për mbrojtjen e vlerave natyrore të parkut më të vjetër kombëtar në vend. Theks i veçantë iu kushtua ruajtjes dhe rigjenerimit të pyjeve të molikës – një lloj endemik dhe një nga simbolet më të njohura të Pelisterit.

Ministri Hoxha e përshëndeti iniciativën e PK Pelister për zbatimin e qasjeve bashkëkohore në menaxhimin dhe mbrojtjen e ekosistemeve pyjore dhe konfirmoi mbështetjen e Ministrisë për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të parkut.

Në këtë drejtim, Hoxha paralajmëroi mbështetje shtesë për Parkun Kombëtar Pelister, përmes investimit në një objekt bashkëkohor për zbulimin e hershëm dhe monitorimin e zjarreve pyjore.

MMJPH mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore dhe përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.

Banner

Related posts

Milloshoski: Protokolli i dytë fsheh bllokada të reja bullgare, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm

Admin2

Shqiptarët e komunës së Butelit i japin kryetarit Kostovski trefish më shumë mbështetje se ish-kryetarit të LSDM-së në vitin 2023

Admin2

Për herë të 11-të para Kryeministrisë, protestuesit: Rama ik, Berisha ik

Admin2