AKTUALE

“Myftinia e Tetovës shpreh ngushëllime Myftinisë së Shkupit për humbjen e Hoxhë Idriz ef. Bajramit dhe hafiz Abdulaziz Sulejmanit”

MESAZH NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje, Myftinia e BFI Tetovë në krye me Myftiun Dr. Selver ef. Xhemaili, shpreh ngushëllimet më të sinqerta Myftinisë së Shkupit në krye me Myftiun Dr. Qenan ef. Ismaili, për ndarjen nga jeta të Hoxhë Idriz ef. Bajramit dhe hafiz Abdulaziz Sulejmanit.

Hoxha Idriz ef. Bajrami shërbeu gjatë gjithë jetës në Haraçinë si imam, mualim dhe hatib, duke lënë një trashëgimi të vyer shpirtërore. Hafiz Abdulaziz Sulejmani, me zërin e tij të ëmbël, ishte një shembull i përkushtimit ndaj Kur’anit në Shkup dhe më gjerë.

Poashtu, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të të ndjerëve dhe gjithë besimtarëve të Shkupit, duke lutur Allahun Fuqiplotë ti ketë pranuar në mëshirën e Tij.

Myftinia e BFI Tetovë

Banner

Related posts

Mickoski si “Vuçiçi i vogël” apo Filipçe si “Zaevi i vogël”

Gjyla Halili

Ndryshohet regjimi i komunikacionit në aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë

Gjyla Halili

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Gjyla Halili