Lajme

Stuhi e fuqishme me breshër godet Sarajevën, rrugët përmbyten dhe trafiku paralizohet

Sarajeva është përfshirë nga një stuhi e fuqishme verore e shoqëruar me breshër, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe përmbytje në disa pjesë të qytetit.

Pas motit me diell dhe temperaturave të larta, qytetarët u përballën me një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Reshjet intensive të shiut dhe breshëri i dendur krijuan pamje të pazakonta, ku në disa zona dukej sikur po binte borë.

Sipas mediave lokale, rrugët u mbuluan shpejt nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Në lagjen Ciglane, banorët kanë regjistruar video që tregojnë intensitetin e breshërit dhe reshjeve.

Situata më e vështirë është raportuar në qendër të Sarajevës, ku reshjet shkaktuan kolaps të trafikut dhe vonesa të shumta në qarkullim.

Pamje të publikuara nga mediat lokale tregojnë pasojat e stuhisë, e cila brenda një kohe të shkurtër ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës.

Banner

Related posts

Bekim Sali nga Stambolli: Turqia mbetet partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë e Veriut

Admin2

Mexhiti: Mbështetja për bizneset është investim në zhvillimin ekonomik dhe vendet e reja të punës

Admin2

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Admin2