AKTUALE

Nikollë Camaj: Mbyllja e kapitujve 2 dhe 28, hap i madh i Malit të Zi drejt BE-së

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka përshëndetur mbylljen e kapitujve negociues 2 – Liria e Lëvizjes së Punëtorëve dhe 28 – Mbrojtja e Konsumatorit dhe e Shëndetit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Camaj theksoi se një rëndësi të veçantë ka miratimi nga Kuvendi i Malit të Zi i ndryshimeve në Ligjin për Kreditë Konsumatore, të propozuara nga subjektet parlamentare, të cilat kanë kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kritereve përfundimtare për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 28.

Sipas tij, ky zhvillim është dëshmi e përkushtimit të institucioneve malazeze ndaj vlerave evropiane, reformave dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Ky sukses konfirmon vendosmërinë tonë për të vazhduar rrugën evropiane dhe për të krijuar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Camaj.

Mali i Zi vazhdon të mbetet vendi më i avancuar në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa mbyllja e kapitujve të rinj konsiderohet një arritje e rëndësishme në realizimin e objektivave të integrimit evropian.

Ja postimi plotë:

🇦🇱
Me mbylljen e kapitujve negociues 2 – Liria e lëvizjes së punëtorëve dhe 28 – Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit, Mali i Zi ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Veçanërisht e rëndësishme është se me miratimin e sotëm nga Kuvendi i Malit të Zi të ndryshimeve në Ligjin për Kreditë Konsumatore, të propozuara nga ne, është dhënë një kontribut konkret në përmbushjen e kritereve përfundimtare dhe mbylljen e përkohshme të Kapitullit 28 – Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit.

Ky sukses konfirmon përkushtimin ndaj vlerave evropiane, reformave dhe krijimit të kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët.

#28by28 🇲🇪🇪🇺

Banner

Related posts

Mickoski: Me ose pa Taravarin Qeveria është stabile dhe me shumicë të madhe

Gjyla Halili

Mexhiti: Sot fillon rrënimi i perandorisë së kumarit

Gjyla Halili

Takim me Ali Ahmetin pastaj me qytetarë në Prizren, Nait Hasani me mesazhe të fuqishme

Gjyla Halili