
Me ftesë të Kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama, dhe Aleancës Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiakë, në praninë e Presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, këshilltarja e BDI-së në Këshillin e Komunës së Tetovës, Kujtesa Bajrami, mori pjesë si paneliste në diskutimin me temë “Qeverisja vendore dhe bashkëpunimi rajonal”.
Në këtë aktivitet rajonal, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ekspertë nga vende të ndryshme të rajonit, u diskutuan sfidat dhe mundësitë për avancimin e qeverisjes lokale, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkomunal dhe rajonal në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve.
Gjatë paraqitjes së saj, Bajrami theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet komunave, duke vlerësuar se bashkëpunimi rajonal është një element kyç për forcimin e institucioneve lokale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Ajo e cilësoi pjesëmarrjen në këtë forum si një nder dhe privilegj të veçantë, duke theksuar se përfaqësimi i Komunës së Tetovës në ngjarje të tilla kontribuon në promovimin e vlerave të qeverisjes së mirë dhe në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në rajon.
Ja postimi plotë:
Me ftesë të Kryetarit të Prishtinës, z. Perparim Rama, dhe Aleancës Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiake, si dhe në praninë e Presidentes së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, dje pata kënaqësinë të marr pjesë si paneliste në diskutimin me temë “Qeverisja vendore dhe bashkëpunimi rajonal”.
Ishte nder dhe privilegj i veçantë të përfaqësoj Komunën e Tetovës në një aktivitet që bashkoi zëra e përvoja nga rajoni për tema me rëndësi të veçantë për komunitetet tona.