AKTUALE

Strategjia që e ka bërë BALFIN një aktor ndërkombëtar në 13 shtete

BALFIN është një grup ndërkombëtar investimesh me aktivitet në 13 shtete, në Evropë dhe Amerikën e Veriut, dhe me një portofol të diversifikuar në 9 industri. Në më shumë se tre dekada, BALFIN ka ndërtuar një prani të konsoliduar në tregje të ndryshme, mbështetur në qëndrueshmëri financiare, partneritete afatgjata dhe një qasje të disiplinuar ndaj identifikimit dhe zhvillimit të mundësive të reja.

Në këtë intervistë, Edlira Muka, CEO e BALFIN Group, flet për strategjinë që udhëheq hyrjen në tregje të reja, përfshirë disa vende të Bashkimit Evropian, Kaukazin dhe Azinë Qendrore. Ajo ndalet gjithashtu te sfidat që shoqërojnë drejtimin e një organizate me këtë shkallë dhe kompleksitet: zhvillimi i kapitalit njerëzor, qeverisja efektive e korporatës dhe infrastruktura teknologjike që mbështet eficiencën operacionale dhe një vendimmarrje të shpejtë e të mirëstrukturuar.

Edlira Muka, CEO e Grupit BALFIN

Si do ta vlerësonit ecurinë e Grupit BALFIN gjatë vitit 2025 dhe në pjesën e deritanishme të vitit 2026?

Viti 2025 ishte një vit shumë i mirë për zhvillimin e Grupit BALFIN, por mbi të gjitha ishte viti kur një sërë vendimesh strategjike të marra më herët nisën të materializohen. Fokusi ynë ishte dhe vijon te mbetet tek investimet me potencial për t’u zhvilluar në disa tregje dhe për të krijuar vlerë afatgjatë. Kjo tregohet jo vetëm nga arritjet financiare por edhe në besimin që institucionet ndërkombëtare financiare na kanë dhënë duke mbështetur një sërë projektesh.

Për t’i dhënë kontekst në numra vitit 2025 do përmendja: totali i aktiviteteve arriti në 3.1 miliardë euro, 18% më shumë se një vit më parë, dhe EBITDA arriti në 161 milionë euro. Ndërkohë, investimet kapitale gjatë vitit 2025 ishin rreth 181 milionë euro.

Në strategjinë tonë afatgjatë, fokusohemi te investimet që krijojnë ekonomi shkalle në operim. Vitin e kaluar morëm të drejtat, në formulën “franchise”, për dy emra të mirënjohur evropian, KIABI, marka franceze e modës për gjithë familjen dhe danezet Flying Tiger Copenhagen. Të dyja janë platforma rajonale nga dita e parë, jo investime të kufizuara në një treg.

Paralelisht, kompanitë e tjera të grupit kanë forcuar pozitat e tyre duke krijuar rritje të peshës së tyre në tregjet respektive. Në tregtinë me pakicë, Neptun International rriti të ardhurat me 15% dhe Kid Zone Network (Jumbo) me 13%. Tirana Bank vijoi edhe në vitin 2025 trajektoren e saj të fortë të rritjes, duke u pozicionuar si banka me rritjen më të shpejtë në treg dhe duke marrë dy prej vlerësimeve më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë: “Banka më e Mirë në Shqipëri 2025” nga Euromoney dhe “Banka e Vitit në Shqipëri 2025” nga The Banker, pjesë e Financial Times. Në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, gjatë vitit 2025 zgjeruam portofolin ndërkombëtar, në Shtetet e Bashkuara, në partneritet me Crown Acquisitions, ndërsa në Austri mbyllëm blerjen e një prej ndërtesave historike në qendër të Vjenës. Për këtë godinë kemi plane konkrete për ta transformuar në një hotel. Duke qëndruar te sektori i hotelerisë, viti 2025 shënoi përurimin e Green Coast Hotel – MGallery Collection, një projekt që na bën veçanërisht krenarë, realizuar në partneritet me grupin francez Accor. Qendrat tregtare kanë vijuar rritjen e numrit të vizitorëve dhe përmirësimin e shërbimit dhe kategorive të dyqaneve, kemi vendosur që të investojmë edhe në sektorin e argëtimit familjar përmes HyperActive.

Viti 2026 është vazhdimësi e drejtpërdrejtë e së njëjtës strategji. Fokusi ynë është ekzekutimi i projekteve aktuale që kemi nisur që në 2025 dhe krijimi i projekteve të reja. Tek tregtia me pakicë kemi sfidën e shkallëzimit të mëtejshëm të markave aktuale duke tejkaluar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dua të përmend këtu marrëveshjen e re me Jumbo për ta shtrirë aktivitetin e kësaj marke në të gjithë Kaukazin dhe Ukraine. Happy është zhvilluar përtej programit të besnikërisë, licensuar tashme si institucion i parasë elektronike ku përfshin shërbime si portofol digjital, mundësi financimi “Bli tani, paguaj më vonë” (BNPL) dhe emetim të parasë elektronike. Happy Pay ofron një ekosistem të plotë digjital për transaksionet financiare moderne.

Brenda vitit do të njoftojmë edhe dy investime të reja në vende të Bashkimit Evropian në dy industri ku ne jemi aktualisht por po e zgjerojmë portofolin. Për të gjitha këto ne po bashkëpunojmë ngushtë me institucione financiare ndërkombëtare.

BALFIN është zgjeruar ndjeshëm jashtë Shqipërisë vitet e fundit. Sa peshë zënë sot aktivitetet jashtë vendit në të ardhurat dhe investimet e Grupit dhe si prisni të ndryshojë kjo peshë në vitet e ardhshme?

BALFIN është themeluar në Vjenë, Austri, dhe praktikisht e ka të lidhur zanafillën aktivitetin e tij në më shumë sesa një shtet apo treg.

Gjatë vitit që shkoi, rreth 50% e biznesit të Grupit është realizuar jashtë Shqipërisë. Në investime pesha ndërkombëtare është edhe më e theksuar sesa në të ardhura

Banner

Related posts

Osmani: Kam privilegjin të bartë mbi supet e mia misionin presidentit të parë shqiptar

Gjyla Halili

Indeksi Global i të Drejtave të Punonjësve, Shqipëria me shkelje të vazhdueshme të të drejtave

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili