AKTUALE

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, mirëpriti nxënësit e shkollës fillore „7 Marsi“

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, sot mirëpriti në ambientet e Komunës nxënësit e Shkollës Fillore „7 Marsi“, të cilët realizuan një vizitë me karakter edukativo-arsimor.

Gjatë këtij takimi, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me funksionimin e institucionit komunal, përgjegjësitë dhe detyrat e tij, si dhe rolin që ka Komuna në shërbim të qytetarëve dhe në zhvillimin e jetës së përditshme.

Kryetari Jahiji bashkëbisedoi me nxënësit, duke theksuar rëndësinë e edukimit, dijes dhe përfshirjes së të rinjve në jetën publike.

Ai vlerësoi interesimin e nxënësve për institucionet publike, duke theksuar se fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë dhe se investimi në edukimin dhe arsimimin e tyre është investimi më i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë.

Në fund, kryetari Jahiji falënderoi nxënësit dhe mësimdhënësit për vizitën, duke u dëshiruar suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tyre arsimor.

Banner

Related posts

Mariçiq: Bashkëpunimi me SHBA-në është baza jonë solide për përmbushjen e agjendës evropiane

Gjyla Halili

BDI i reagon VLEN-it për regjistrimin e popullsisë: VMRO dhe ju përjashtuat e tradhtuat diasporën

Gjyla Halili

ASH e Taravarit sot zgjedh kryesinë, nënkryetarët dhe sekretarët

Gjyla Halili