AKTUALE

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, pas takimit me banorët në Tenovë, ka deklaruar se mbështetja për ndryshimin po rritet.

“Tenova tashmë e dha fjalën! Në Bërvenicë ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Huseini në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka falënderuar aktivin politik të VLEN-it për pjesëmarrjen në takim dhe për dëgjimin e kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.

“Ju faleminderit nga zemra aktivit politik të VLEN-it që ishin sonte për ta dëgjuar zërin e bashkëvendasve tanë!”, ka shkruar Huseini.

Në fund të postimit, kandidati i VLEN-it ka përsëritur edhe numrin me të cilin garon në zgjedhjet lokale: “Numri 4 për NDRYSHIMIN që VLEN!”

Banner

Related posts

Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti Haziri: Për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka krijuar Qeveria Kurti

admin

Ali Ahmeti: Me vazalë e hyzmeqarë nuk mbahet shteti!

Gjyla Halili

“Porosia e kullës”, vepër e atdhetarit dhe veprimtarit Dr. Pashko Camaj u promovua sonte në Tuz

Gjyla Halili