AKTUALE

Shoqata “Jehona e Malësisë” hap thirrjen për profesionistë dhe bashkëpunëtorë për qendrën e re në Sukruq

Ftohen profesionistët dhe personat me përvojë praktike në fushën e kujdesit dhe mbështetjes për fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara që të shprehin interesimin për bashkëpunim.

Shoqata “Jehona e Malësisë” ka nisur përgatitjet për hapjen e një qendre të re në Sukruq, pranë “Qendrës Sociale Katolike”, e cila do të ofrojë shërbime profesionale për fëmijët në spektrin e autizmit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kjo nismë synon krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe mbështetës, ku fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë mundësi të përfitojnë kujdes, trajtim dhe shërbime profesionale, në përputhje me nevojat individuale të secilit fëmijë.

Në kuadër të formimit të ekipit profesional, shoqata ka hapur thirrjen për shprehje interesi nga persona të kualifikuar dhe me përvojë në këto fusha:

Psikologë klinikë me përvojë në punën me fëmijë;
Logopedë;
Pedagogë specialë dhe edukatorë specialë;
Terapistë okupacionalë (ergoterapistë);
Fizioterapistë;
Pediatër me përvojë në zhvillimin e fëmijës;
Psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë dhe neuropediatër;
Punonjës socialë;
Asistentë mbështetës dhe kujdestarë të trajnuar.

Për pozicionet profesionale kërkohet diplomë përkatëse dhe përvojë në fushën e angazhimit. Megjithatë, shoqata mirëpret edhe aplikime nga persona që nuk kanë diplomë përkatëse, por zotërojnë përvojë praktike dhe aftësi në këto fusha.

Njohuritë dhe aftësitë e tyre do të vlerësohen nga profesionistë të fushës përmes intervistimit dhe testimit praktik, me qëllim shqyrtimin e mundësive për angazhim në role që përputhen me aftësitë e dëshmuara. Ky proces nuk zëvendëson diplomën apo kualifikimet e kërkuara për ushtrimin e profesioneve të rregulluara.

Takimet me kandidatët e interesuar do të organizohen në ambientet e qendrës në Sukruq. Gjatë këtyre takimeve do të shqyrtohen kualifikimet, përvoja profesionale, mundësitë e bashkëpunimit, si dhe detyrat dhe kushtet e angazhimit. Data dhe ora do të caktohen paraprakisht në marrëveshje me kandidatët.

Të gjithë të interesuarit mund të marrin informacione shtesë dhe të shprehin interesimin për bashkëpunim përmes këtyre kontakteve:

Zef Berishaj, kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”: +1 (586) 615-2836
Agron Dedivanaj, drejtor i qendrës: +1 (586) 484-1186
Nikolla Gjelaj, përfaqësues: +382 69 422 622
Email: jehonaemalesis@gmail.com
Duke qenë se dy nga numrat e kontaktit janë në SHBA, komunikimi mund të realizohet edhe përmes WhatsApp-it ose Viber-it.

Përmes kësaj nisme, Shoqata “Jehona e Malësisë” synon të bashkojë profesionistë, bashkëpunëtorë dhe njerëz të përkushtuar, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në krijimin e shërbimeve sa më cilësore për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për mbështetje.

Kontributi i secilit profesionist dhe bashkëpunëtor mund të bëhet pjesë e një nisme me rëndësi të veçantë për fëmijët, familjet dhe mbarë komunitetin.

Banner

Related posts

Gazetari Bilalli: Varfëria e skajshme dhe papastërtia e vendbanimeve kanë rikthyer “zgjeben” në RMV

Gjyla Halili

Sllaveski: Tre bankat e mëdha njoftojnë uljen e tarifave për qytetarët dhe kompanitë

Gjyla Halili

Komuna e Kërçovës mbështet Ditën Botërore të Shëndetësisë – Bashkë për një të ardhme më të shëndetshme

Gjyla Halili