AKTUALE

Marash Dukaj uron “Fondin Humanitar Trieshi” për 10-vjetorin: Shembull i solidaritetit dhe dashurisë për vendlindjen.

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të “Fondit Humanitar Trieshi”, ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka përcjellë urimet dhe vlerësimet e tij për veprimtarinë e fondit gjatë kësaj dekade.

Dukaj theksoi se “Fondi Humanitar Trieshi” përfaqëson një shembull të shkëlqyer të solidaritetit dhe lidhjes së pandërprerë të bashkëvendësve me vendlindjen. Sipas tij, bashkatdhetarët, pavarësisht largësisë gjeografike, kanë dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tyre ndaj Trieshit dhe Malësisë përmes veprave konkrete dhe mbështetjes së vazhdueshme.

“Puna dhe angazhimi i “Fondit Humanitar Trieshi” gjatë këtyre 10 viteve kanë sjellë dobi të shumta për komunitetin tonë, duke ndihmuar në ruajtjen e vlerave të solidaritetit, humanizmit dhe bashkimit kombëtar”, u shpreh Dukaj.

Ai falënderoi të gjithë anëtarët, donatorët dhe mbështetësit e fondit për kontributin e tyre të çmuar dhe u uroi suksese të mëtejshme në misionin e tyre fisnik.

Në fund të mesazhit të tij, ministri Dukaj uroi që “Fondi Humanitar Trieshi” të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme e mbështetjes për Trieshin dhe Malësinë edhe në vitet që vijnë.
“Urime 10-vjetori i themelimit! Zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm.”

Ja postimi plotë:

Urime Fondit Humanitar Trieshi për 10-vjetorin e themelimit!

Bashkëvendësit tanë, edhe pse larg me kilometra, kurrë nuk janë larguar me mendje e zemër nga vendlindja. Në çdo kohë e sfidë kanë qenë pranë nesh me vepra konkrete.

Faleminderit për gjithçka që bëni për Trieshin, Malësinë dhe kombin tonë.

Gëzon fakti me zgjërimin e Fondit, me hapjen e bordit edhe në Miçigan.

Ju urojmë jetëgjatësi Fondit Humanitar Trieshi dhe suksese të vazhdueshme në veprimtarinë tuaj fisnike.

Zoti ju ruajtë e ju bekoftë, dhe festofshi sa më bukur këtë jubile të rëndësishëm! 🎉🇦🇱

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Qytetarët gjithmonë i kanë vlerësuar politikat progresive që kemi ofruar ndër vite

Gjyla Halili

VMRO: Kovaçevski me apanazh 2500 euro nuk ndjen uri, por 600 mijë qytetarë mezi mbijetojnë

Gjyla Halili

Bexheti mirpret pjestarë të familjes Kabashi

Gjyla Halili