AKTUALE

BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair detyroi punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it

Nga BDI dega Çair kanë reaguar ndaj drejtoreshës së spitalit Gjinekologjik Çair se ka detyruar punonjësit duke i shantazhuar të marrin pjesë në tubimin e VLEN në këtë komunë.

Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të pushohen nga puna!

Ky është abuzim flagrant me pushtetin, një poshtërim i hapur i profesionistëve shëndetësorë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut!

BDI – Dega Çair bën thirrje urgjente institucioneve shtetërore dhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie politike dhe këtij terrori ndaj punonjësve të spitalit.

Inkurajojmë të gjithë punonjësit që të mos bien pre e këtij presioni, sepse shumë shpejt ky poshtërim do të marrë fund dhe ata që sot bëjnë mobing dhe shkelin dinjitetin profesional të mjekëve dhe infermierëve, do të japin llogari përpara ligjit dhe opinionit publik!

Nuk do të lejojmë që institucionet publike të kthehen në vegla politike dhe as që njerëzit të trajtohen si pengje të interesave të ulëta të një grupi të dështuar politik!” – thonë nga BDI dega Çair.

Banner

Related posts

“𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐱𝐢𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti mori pjesë në pritjet me rastin e ditëve nacionale të Suedisë dhe Italisë

Gjyla Halili

Misioni i SPAK- ut çmontimi i autokracisë!

Gjyla Halili