Lajme

Kryetari i “Jehona e Malësisë” Zef Berishaj: Koha e nënvlerësimit të shqiptarëve ka marrë fund

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj, ka reaguar ashpër lidhur me rastin e Dodë Ivanaj, duke theksuar se dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve nuk mund të cenohen apo të nënvlerësohen.

Ai është shprehur se koha kur shqiptarët mund të trajtoheshin me padrejtësi ka kaluar, dhe sot komuniteti shqiptar është i vetëdijshëm dhe i bashkuar në mbrojtje të dinjitetit dhe së vërtetës.

Sipas tij, respekti fitohet vetëm përmes drejtësisë dhe bashkëpunimit, e jo përmes presionit apo padrejtësisë.

Berishaj ka nënvizuar se mbështetja për Dodë Ivanaj nga bashkëkombësit e tij është një dëshmi e qartë e solidaritetit dhe unitetit shqiptar, duke shtuar se kur një anëtar i komunitetit përballet me padrejtësi, reagimi i përbashkët është i natyrshëm dhe i domosdoshëm.

Ai ka theksuar gjithashtu se forca e komunitetit shqiptar qëndron në bashkim dhe në mbrojtjen e dinjitetit kombëtar, duke bërë thirrje që çdo çështje të trajtohet me drejtësi dhe përgjegjësi.

Ja postimi plotë:

Mos u mundoni t’i nënvlerësoni apo t’i shkelni shqiptarët, sepse ajo kohë ka kaluar. Sot shqiptarët dinë të mbrojnë dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen e tyre. Respekti fitohet me drejtësi e bashkëpunim, jo me presion e padrejtësi.

Prandaj edhe Doda sot është mbrojtur dhe mbështetur nga vëllezërit e tij shqiptarë. Kur njëri padrejtësohet, të tjerët ngrihen në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit. Kjo është forca e unitetit dhe solidaritetit tonë kombëtar.

Banner

Related posts

Besim Kodra takon qytetarët e Gelancës, Grejkovcit dhe Gjinovcit: Mbështetja për LDK-në po rritet çdo ditë

Admin2

Dy kryeshefat e policisë së Tetovës në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe dhunës në familje

Admin2

Gjini pasi votoi: Kosova i përket vetëm qytetarëve dhe ata sot duhet ta thonë fjalën e tyre

Admin2