Lajme

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

‘Dialogu i hapur për temat kryesore është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim’, porositi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, pas përfundimit të debatit të sotëm publik për ripërtëritjen e Lejes së Integruar-A për çimentoren Titan-USJE.

Ministri Hoxha shprehu falënderim ndaj qytetarëve, aktivistëve ekologjikë, ekspertëve, mediave, përfaqësuesve të institucioneve dhe të kompanisë për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë proces.

„Për të mos pasur dilema të mëtejme, dëshiroj të porosis qartë: Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi angazhuar fuqishëm që leja e ripërtërirë për ‘Usje’-n të hartohet sipas kushteve të Ligjit të ri për Emetimet Industriale, i cili hyn në fuqi në shtator të vitit 2027“, potencoi Hoxha. 

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të vlejnë rregulla më strikte dhe njëlloj për të gjithë subjektet industriale.

Sipas Hoxhës, qëllimi përfundimtar i Ministrisë së Mjedisit nuk janë kompromiset e përkohshme, por zgjidhjet afatgjata për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit jetësor. 

‘Vazhdojmë tutje, drejt standardeve më të larta evropiane për mbrojtjen e mjedisit. E kjo arrihet më së miri me transparencë dhe përmes një procesi të dialogut, bashkëpunimit dhe me përgjegjësi më të madhe nga të gjithë palët e përfshira, në interes të qytetarëve’, theksoi Hoxha.

Banner

Related posts

Mariçiq nga Kishinevi: KSHZ-ja me Memorandum forcon bashkëpunimin me rajonin për zgjedhje sipas standardeve evropiane

Admin2

Bekim Sali: One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë funksionon

Admin2

Sali në Skopje Security Forum 2026: Stabiliteti ndërtohet përmes bashkëpunimit, institucioneve të forta dhe vizionit të përbashkët evropian

Admin2