AKTUALE

LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) tha se kryeministri Hristijan Mickoski se po përpiqet të krijojë alibi për zgjedhje të parakohshme, duke e përdorur situatën në komunën e Bërvenicës dhe përplasjet e pretenduara me VLEN-in.

Sipas LSDM-së, zhvillimet në Bërvenicë janë vetëm “perde tymi” për të larguar vëmendjen nga çështja e Alta Bankës.

Partia opozitare pretendon se Mickoski po kërkon shpëtim përmes zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kritikon edhe gjendjen e financave publike dhe mungesën e mjeteve në buxhet.

Në reagim, LSDM-ja paralajmëron se në rast të një fushate të mundshme zgjedhore mund të dominojnë temat nacionaliste dhe populiste. “Qytetarët po shohin. Arka po zbrazet, banda po dridhet. Alibia me Bërvenicën nuk qëndron”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura.

Gjyla Halili

Mexhiti: Po punojmë me partnerët strategjik për ndryshimet kushtetuese, së shpejti do t’i kemi mbi 80 deputetë

Gjyla Halili

Bekteshi sjell FAKT: Ligji per “branitellat” eshte propozuar me 01 korrik 2024 (FOTO)

Gjyla Halili