AKTUALE

Mark Gjonaj u bën thirrje qytetarëve: Mos u ankoni, dilni dhe votoni!

Mark Gjonaj ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në zgjedhjet e së martës, më 3 nëntor, dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.

Përmes një mesazhi drejtuar miqve dhe bashkëqytetarëve, Gjonaj thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, duke bërë thirrje që qytetarët të mos mjaftohen vetëm me ankesa, por të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes përmes votës.

“Mos u ankoni, filloni të votoni!” është mesazhi kryesor i thirrjes së tij.
Gjonaj rikujton se qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 06:00 deri në orën 21:00, ndërsa qytetarët mund të informohen për vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit përmes faqes:
https://findmypollsite.vote.nyc⁠

Në fund të mesazhit, ai përcjell edhe një apel të fuqishëm për rëndësinë e çdo vote:
“Çdo votë ka rëndësi, çdo votë numërohet!”
Mesazhin e tij, Mark Gjonaj e përmbyll me thirrjen për solidaritet dhe pjesëmarrje qytetare.

Banner

Related posts

Komuniteti LGBTI thirrje: Votoni kandidatët e Koalicionit VLEN dhe Bilall Kasamin. Pas zgjedhjeve do hapim në Tetovë qendrën e LGBT me ndihmën e komunës!

Gjyla Halili

BRIGADA 112 “MUJDIN ALIU”, ME KOMANDANT ISA LIKËN – LIRINË E KISHTE IDEAL, DEMOKRACINË AMERIKANE MODEL

Gjyla Halili

Gostivari mirëpret liderin e shqiptarëve z. Ali Ahmeti në mënyrë madhështore

Gjyla Halili