AKTUALE

Mesazhi i Huseinit pas zgjedhjeve: Gara përfundoi, Bërvenica është e të gjithëve!

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zgjedhur një mesazh pajtues pas përfundimit të garës zgjedhore, duke uruar kundërkandidatin e AKI-së, Arkin Jahijin, për fitoren.

Huseini përmes një postimi ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe i ka dëshiruar sukses Jahijit në drejtimin e komunës, duke theksuar se përfundimi i zgjedhjeve duhet të shënojë edhe fundin e përplasjeve politike.

“Zgjedhjet përfunduan, por Bërvenica mbetet shtëpia jonë e përbashkët. Pas një gare me shumë emocione, qytetarët meritojnë qetësi, bashkëpunim dhe përkushtim, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike”, ka shkruar Huseini.

Banner

Related posts

Dauti: Partnerët e Qeverisë po lënë shqiptarët pa përfaqësim duke u kundërshtuar në facebook

Gjyla Halili

Macron i jep Zelenskyt Medaljen e Nderit të Francës

admin

Ngrënia e qershive para gjumit: Një sekret për ëndërrat më të ëmbla

admin