Lajme

Thyhet një dritare në një fluturim drejt Mynihut – presioni tërhoqi një pasagjer, ndërsa bashkëshortja e mbante nga këmbët

Një ngjarje dramatike ndodhi mëngjesin e sotëm në një fluturim të kompanisë Ryanair nga Aeroporti \”Maqedonia\” në Selanik drejt Mynihut. Incidenti, i cili tronditi pasagjerët, ndodhi menjëherë pas ngritjes së avionit.

Gjatë fluturimit u dëgjua një zhurmë e fortë, pas së cilës u thye njëra nga dritaret e avionit, ka deklaruar një prej pasagjerëve për portalin rthess.gr.

Si pasojë, presioni në kabinë ra ndjeshëm dhe u aktivizuan maskat e oksigjenit. Sipas dëshmitarëve okularë, momenti më kritik ishte kur pasagjeri i ulur pranë dritares së thyer u tërhoq nga forca e presionit. Ai kishte dalë me shpatulla jashtë avionit, kur pasagjerët që ndodheshin pranë filluan ta tërhiqnin brenda. Mes tyre ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila e mbante fort nga këmbët, kanë deklaruar dëshmitarët për Radio Selanik.

Pasagjeri arriti të shpëtojë falë faktit se kishte të lidhur rripin e sigurisë.

Piloti ndryshoi menjëherë itinerarin dhe kërkoi ulje emergjente, pas së cilës avioni u ul në mënyrë të sigurt.

Banner

Related posts

Roth: BE-së i mungon interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor

Admin2

Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona

Admin2

Ministri Hoxha në terren në Hasanbeg: Në vijim e sipër realizimi i një projekti të rëndësishëm për rregullimin e kanalit

Admin2