Lajme

I burgosuri palestinez vdes pas 25 vitesh në burgim izraelit

Një i palestinez ka ndërruar jetë të dielën në burgun izraelit pas 25 vitesh burgim, njoftuan grupet për mbrojtjen e të burgosurve, transmeton Anadulu.

Imad Rajih Sarhan, 47 vjeç, ndërroi jetë në burgun Gilboa në veri të Izraelit, ndërsa autoritetet izraelite ia atribuuan vdekjen e tij një sulmi në zemër, thanë në një deklaratë të përbashkët Komisioni Palestinez për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Megjithatë, autoritetet izraelite nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e vdekjes apo gjendjen e tij shëndetësore para vdekjes.

Sarhan, nga qyteti Haifa në veri të Izraelit, po vuante dënim me burgim të përjetshëm që nga 15 tetori 2001.

“Në vitet e para të burgimit, Sarhan iu nënshtrua marrjeve të gjata dhe të ashpra në pyetje si dhe metodave sistematike të torturës, të cilat lanë pasoja serioze dhe afatgjata në trupin e tij dhe përkeqësuan gjendjen e tij shëndetësore gjatë viteve”, thuhet në deklaratë.

Dy grupet thanë se i burgosuri gjithashtu vuante nga neglizhenca “sistematike” mjekësore, gjë që çoi në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe arterieve.

Me vdekjen e tij, numri i të burgosurve palestinezë që kanë vdekur në burgjet izraelite arriti në 90 që nga tetori 2023 dhe në 327 që nga pushtimi izraelit i Bregut Perëndimor në vitin 1967.

Sipas raporteve palestineze dhe izraelite për të drejtat e njeriut, të paktën 9.500 të burgosur palestinezë ndodhen aktualisht në burgjet izraelite, duke u përballur me uri, torturë dhe neglizhencë mjekësore, çka ka çuar në vdekjen e dhjetëra personave.

Banner

Related posts

Vllasi: Koalicioni LDK, VV dhe minoritetet joserbe do ta nxirrte Kosovën nga kriza

Admin2

​”Palestinë e dytë” në Zvërnec apo diçka më e rrezikshme? Analiza e Kriminologut Rijad Bejtulla: Prapaskenat e projektit 4 miliardë euro dhe alarmi i kuq për sigurinë kombëtare

Admin2

Për herë të 11-të para Kryeministrisë, protestuesit: Rama ik, Berisha ik

Admin2