Lajme

Ministri Hoxha viziton punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”: Projekti strategjik po merr formë konkrete

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka vizituar sonte në orët e mbrëmjes nga afër punimet që po zhvillohen në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke parë progresin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për arsimin e lartë në gjuhën shqipe.

Gjatë vizitës, ministri Hoxha u njoh me dinamikën e punimeve dhe fazat aktuale të ndërtimit, të cilat po zhvillohen sipas planit të paraparë. Ai theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili synon krijimin e kushteve moderne për studentët, stafin akademik, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit “Nënë Tereza”.

Ndërtimi i kampusit universitar për vite me radhë ka qenë një kërkesë dhe një ëndërr e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot po shndërrohet në një realitet konkret.

Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe në krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.

Punimet në kampus po vazhdojnë me intensitet, duke kaluar nëpër etapa të ndryshme të realizimit dhe duke shënuar hapa të rëndësishëm drejt përfundimit të një infrastrukture moderne universitare.

Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” pritet të jetë një hapësirë bashkëkohore për mësim, inovacion dhe zhvillim akademik, duke dëshmuar se investimi në arsim është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/r/1cFJY8GeSC/

Banner

Related posts

Qamili: Buzhala e Latifi i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit përcjell Zhurnal.mk .

Admin2

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem ngrohjeje më ekonomik, më efikas dhe më të pastër

Admin2

Hungaria i dha shtetësi Gruevskit, ekstradimi drejt Shkupit bëhet i pamundur

Admin2