AKTUALE

Gjeloshaj: Kushtëzimi i Forumit Shqiptarë jep rezultat, projektet zhbllokohen

Lideri i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka përshëndetur paralajmërimin për zhbllokimin e projekteve infrastrukturore në Malësi, duke deklaruar se realizimi i tyre është kërkuar vazhdimisht nga institucionet përgjegjëse.

Gjeloshaj tha se, përmes kërkesave të tij drejtuar Këshillit për Investime Publike, Kryeministrit dhe partnerëve të koalicionit, është kërkuar realizimi urgjent i një sërë projektesh të përfshira në buxhetin e këtij dhe të vitit të ardhshëm.
Ndër projektet e përmendura janë rrugët Tuz–Mataguzh dhe Tuz–Milesh–Dinoshë, rikonstruksioni i QKI-së në Sukuruq për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe projektet për ujësjellësit në Selishtë dhe Triesh.
Sipas Gjeloshajt, këto projekte kanë qenë të bllokuara për gati një vit nga Ministria e Punëve Publike, pavarësisht se Komuna kishte përgatitur dokumentacionin dhe kishte zgjidhur çështjet pronësore.

“Do të ndjekim nëse premtimet do të bëhen vepra”, është shprehur Gjeloshaj, duke theksuar se zhvillimi i Malësisë nuk duhet të pengohet nga bllokimet institucionale.

Ai ka përcjellë gjithashtu një mesazh politik për kundërshtarët, duke deklaruar se Forumi Shqiptar nuk do të lejojë bllokimin e projekteve zhvillimore.

“Askënd nuk do ta lejojmë të bllokojë zhvillimin e Malësisë. Nuk ia lejuam as DPS-së, që përfundoi në opozitë. Mësim për këdo që mendon të ndjekë të njëjtën rrugë”, ka deklaruar Gjeloshaj.

Ja postimi plotë:

Përshëndes paralajmërimin për zhbllokimin e projekteve pas kërkesave të mia Këshillit për Investime Publike dhe të Forumit Shqiptar kryeministrit e partnerëve të koalicionit.

Projektet e Forumit Shqiptar në buxhet për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, për të cilat kemi kërkuar realizim urgjent, ndër të tjera, janë:

• Rrugët Tuz–Mataguzh dhe Tuz–Milesh–Dinoshë;
• Rikonstruksioni i QKI-së Sukuruq për fëmijët me nevoja të veçanta;
• Ujësjellësit për Selishtë dhe Triesh.

Ministria e Punëve Publike i bllokoi për gati një vit, megjithëse Komuna kishte përgatitur dokumentacionin dhe zgjidhur çështjet pronësore. Do të ndjekim nëse premtimet do të bëhen vepra.

Askënd nuk do ta lejojmë të bllokojë zhvillimin e Malësisë. Nuk ia lejuam as DPS-së, që përfundoi në opozitë. Mësim për këdo që mendon të ndjekë të njëjtën rrugë!

Nik Gjeloshaj
Lider i Forumit Shqiptar

Banner

Related posts

Filloi heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Gjyla Halili

Fatmir Dehari mirëpret në takim kryetarin e shoqatës ” Uskana” në Amerikë Mislim Ramadani

Gjyla Halili

Mbyllen dyert e Komunës së Vrapçishtit – A do t’i hapë nesër i besuari i Qeverisë?”

Gjyla Halili