AKTUALE

Manastiri bëhet qendër e festës së Alfabetit Shqip, bashkohen tri ansamble kombëtare

Në nderim të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, qyteti i Manastirit sonte do të jetë nikoqir i një mbrëmjeje të veçantë kulturore, ku do të bashkohen tri ansamble kombëtare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, në këtë aktivitet do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, si dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, transmeton IndeksOnline.

Përmes një programi të pasur artistik, ansamblet do të sjellin këngë dhe valle tradicionale, duke përcjellë mesazhin e bashkimit kulturor dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kombëtare.

Kjo mbrëmje i kushtohet gjuhës shqipe, alfabetit të saj dhe figurave që kontribuuan në njësimin dhe ruajtjen e gjuhës sonë.

Manastiri, qyteti historik ku në vitin 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit, edhe këtë vit shndërrohet në simbol të unitetit kombëtar dhe krenarisë për gjuhën shqipe.

Banner

Related posts

Lindon Gjelaj pret në takim Tahir Shabanin, në fokus bashkëpunimi ndërkombëtar dhe promovimi i Tuzit

Gjyla Halili

Seanca e 106 e Kuvendit, do të debatohet për këto propozim/ligje

admin

U mbajtën garat e Raundit Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili