AKTUALE

Festim Halili: “Liria dhe drejtësia duhet të ecin bashkë”

Festim Halili ka përcjellë një mesazh në kuadër të protestës, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë së mbështetur mbi fakte, paanshmëri dhe respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.
“Historia e luftës dhe e çlirimit kërkon kujtesë, por njëkohësisht edhe vlerësim të përgjegjshëm, larg paragjykimeve dhe interpretimeve të njëanshme”, shprehet Halili.
Ai thekson se respekti për kontributin e çlirimtarëve dhe respekti për drejtësinë nuk duhet të përjashtojnë njëri-tjetrin, por duhet të bashkëjetojnë në një shoqëri demokratike.
“Dinjiteti i një populli mbrohet më së miri kur e vërteta kërkohet me argument, drejtësia me integritet dhe liria me përgjegjësi”, thuhet në mesazhin e tij.
Në fund, Halili ka përcjellë edhe thirrjen: “LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”

Ja postimi plotë:

🧭Sot, së bashku në protestë për të riafirmuar se drejtësia duhet të mbështetet mbi fakte, paanshmëri dhe respekt të plotë për parimet e shtetit të së drejtës.
Historia e luftës dhe e çlirimit kërkon kujtesë, por njëkohësisht edhe vlerësim të përgjegjshëm, larg paragjykimeve dhe interpretimeve të njëanshme.
Respekti për kontributin e çlirimtarëve dhe respekti për drejtësinë nuk duhet të përjashtojnë njëri-tjetrin, përkundrazi, duhet të bashkëjetojnë në një shoqëri demokratike.
Sepse dinjiteti i një populli mbrohet më së miri kur e vërteta kërkohet me argument, drejtësia me integritet dhe liria me përgjegjësi.
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Banner

Related posts

Forumi i Gruas në BDI: VLEN me çdo mjet kanë filluar t’i luftojnë gratë që i takojnë subjektit BDI dhe Frontit Europian

Gjyla Halili

Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, zbaton barazinë gjinore edhe për Asamble, 50% gra e 50% burra

Gjyla Halili

Mbledhje e Grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

admin