AKTUALE

Rezultat fantastik i Wolf Kickboxing në Winterthur: 10 medalje të arta dhe 2 të argjendta

Klubi Wolf Kickboxing ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në garat e zhvilluara në Winterthur të Zvicrës.
Klubi mori pjesë me gjithsej 12 garues, të cilët arritën një rezultat të jashtëzakonshëm, duke siguruar 10 vende të para dhe 2 vende të dyta.

Ky rezultat dëshmon punën, përkushtimin dhe nivelin e lartë të përgatitjes së sportistëve të klubit, të cilët edhe këtë herë përfaqësuan denjësisht ekipin e tyre në arenën e kickbox-it.

Nga klubi Wolf Kickboxing kanë shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin aktivitetin e ekipit.

Një falënderim i veçantë u është adresuar Auto Kontroll, Bekim Zejnelit, Gini Zejnelit dhe Adis Oriental, për mbështetjen e dhënë ndaj klubit dhe sportistëve.

Po ashtu, klubi ka falënderuar edhe gazetarin Emir Hamzi (Nistori), i cili sipas klubit është vazhdimisht pranë ekipit, duke pasqyruar aktivitetet dhe sukseset e sportistëve të Wolf Kickboxing.

Me 10 medalje të arta dhe 2 të argjendta, pjesëmarrja në Winterthur përbën një tjetër kapitull të suksesshëm për Wolf Kickboxing, duke konfirmuar ambiciet e klubit për rezultate edhe më të mëdha në garat e ardhshme.

Banner

Related posts

Xhaferi në Prishtinë do takohet me Osmanin dhe Begajn

Gjyla Halili

Mexhiti për Haqim Ramadanin: Nëse dikush mendon se një kuadër të tillë do ta lë në rrugë, mashtrohet

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në Presidencë: Kosova t’i krijojë shpejt institucionet – shqiptarët në RMV po përballen me ofensivë të rrezikshme nga pushteti

Gjyla Halili