AKTUALE

Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së zëvendëskryetarin e Komunës së Wylie, Gjino Mulliqi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë z. Gjino Mulliqi, Zëvendëskryetar i Komunës së Wylie, në shtetin e Teksasit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Ahmeti dhe Mulliqi zhvilluan një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor, në të cilin shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për rëndësinë e rolit të mërgatës shqiptare në forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim u vlerësua lart kontributi i bashkatdhetarëve shqiptarë në SHBA, të cilët prej dekadash kanë qenë një mbështetje e rëndësishme për çështjen kombëtare, zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve demokratike.

Bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi me mërgatën shqiptare mbetet një vlerë e veçantë dhe një urë e fuqishme që forcon lidhjet mes vendlindjes dhe diasporës, duke kontribuar në realizimin e synimeve të përbashkëta dhe në fuqizimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banner

Related posts

Kontroll në një objekt në Gostivar, policia ndalon shtatë shtetase të huaja

Gjyla Halili

Në Guci bashkohen partitë politike shqiptare, Nik Gjeloshaj fton shqiptarët ta votojnë Forumi Shqiptar dhe numri 2

Gjyla Halili

Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’

Gjyla Halili