AKTUALE

Policia Financiare me kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit

Nga Policia Financiare njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, ish-drejtorit të SH.A. për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut”, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare. Sipas Policisë Financiare, ai dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Lotarisë në shumë prej 24.636.045 denarëve.

“Me datë 05.07.2023 ka lidhur marrëveshje për dhënie me qira të objektit administrativ dhe afarist me personin juridik “HEJ SHPK” Shkup për objekte afariste të cilat nuk janë përshtatur dhe nuk ishin të gatshme për përdorim për nevojat e SH.A. ” Lotaria Shtetërore”, me çmim për metër katrorë që është së paku dyfishi i çmimit real në treg”, shtojnë nga Policia Financiare.

Banner

Related posts

Sela: Nuk do të lejojmë që çështjet shqiptare të jenë në treg për pazare të partive maqedonase

Gjyla Halili

BDI Zhelinë: Pushteti në ikje po përdor policinë për shantazh dhe presion mbi qytetarët

Gjyla Halili

VLEN: AKI si koalicion pa kauzë tanimë po shpërbëhet!

Gjyla Halili