Sukses i shkëlqyer për klubin e karatesë „Uskana” nga Kërçova në turneun „Trofeu i Maqedonisë”, të organizuar sot në Shkup nga Federata e Karatesë së RMV-së.
Klubin tonë e përfaqësuan dy garues, **Veron Dervishi** në kategorinë e kadetëve meshkuj dhe **Blerina Zendeli** në kategorinë e junioreve femra, të dy në disiplinën *Kata*.
Të dy sportistët treguan paraqitje fantastike, duke fituar ndaj të gjithë kundërshtarëve me rezultate bindëse **5:0** dhe duke u stolisur me medalje të arta!
Në këtë turne, në rolin e referëve ishin të deleguar edhe trajnerët e klubit, prof. Nexhbi Dervishi dhe Jetmira Dervishi.
Urime Veronit dhe Blerinës për suksesin e arritur, si dhe trajnerëve për angazhimin dhe kontributin e tyre!
**USKANA – KRENARIA SPORTIVE E KËRÇOVËS!**/ Tv Gurra
