🇦🇱 Të nderuar bashkëvendës, e nderuar mërgatë e dashur! 🇦🇱
Me rastin e festës sonë kombëtare, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kemi kënaqësinë dhe nderin t’ju ftojmë të bashkohemi në një mbrëmje festive, për të festuar së bashku këtë ditë të shenjtë për çdo shqiptar! ❤️🖤
Për të 10-tën herë, Shoqata Zajazi organizon këtë mbrëmje tradicionale nën moton “Rreth Flamurit të përbashkuar, mblidhen Kërçovarët”, duke sjellë së bashku bashkëvendësit tanë në një atmosferë të ngrohtë festive, me këngë, valle dhe tradita shqiptare.
Kjo traditë dhjetëvjeçare është dëshmi e përkushtimit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar, për të forcuar lidhjet mes bashkëvendësve dhe për t’ua përcjellë brezave të rinj dashurinë për atdheun, gjuhën, kulturën dhe flamurin tonë.
📅 Data: E shtunë, 28.11.2026
🕢 Ora: 19:30
📍 Vendi: Mehrzweckhalle Inseli
Inselstrasse 34, 5013 Niedergösgen, Zvicër
🎟️ Hyrja: 10 CHF
👧 Fëmijët nën 12 vjeç: Falas
Kudo që jetojmë, një gjuhë na bashkon, një flamur na përfaqëson dhe një atdhe na rreh në zemër!
Të dashur bashkëvendës, ejani së bashku me familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj, që këtë edicioni të 10-të jubilar ta bëjmë edhe më madhështor e të paharrueshëm!
Mirë se vini të gjithë!
❤️🖤 Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!
Me respekt,
Shoqata Zajazi – Zvicër 🇨🇭🇦🇱
#28Nëntori #DitaEFlamurit #shoqatazajazi #Kërçova #Zajazi #MërgataShqiptare #10ViteTraditë
