AKTUALE

Dr. Bojaj, anëtar i komunitetit profesional të Harvard Business School

Pas një rrugëtimi të gjatë akademik dhe profesional në fushën e ekonomisë, Dr. Martin M. Bojaj, drejtor i Drejtorisë për Analiza dhe Projeksione Ekonomike në Bankën Qendrore të Malit të Zi, është bërë pjesë e komunitetit ndërkombëtar të rrjetëzimit profesional të Harvard Business School.

Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi të tij në LinkedIn, ku Bojaj thekson rëndësinë e shkëmbimit të njohurive, ideve dhe perspektivave ndërmjet profesionistëve nga institucione, disiplina dhe vende të ndryshme.

Kjo anëtarësi përfaqëson një mundësi të re për zgjerimin e lidhjeve profesionale ndërkombëtare dhe shkëmbimin e përvojave, duke ndërlidhur kërkimin shkencor, analizën ekonomike dhe praktikën institucionale.

Siç shprehet Bojaj në postimin e tij: “Urat më domethënëse janë ato që lidhin mendjet, idetë dhe perspektivat.”

Banner

Related posts

Lladrovci: Florian Hoti presim ta lartësojë emrin e Kosovës sikur babai i tij!

admin

Ali Ahmeti në “Flakën e Janarit”: Përvjetorët na frymëzojnë për mbrojtjen e arritjeve tona

Gjyla Halili

MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike

Gjyla Halili