AKTUALE

QENDRA PËR KULTURË NË TETOVË E PËRJASHTON GJUHËN SHQIPE!

Në një kohë kur gjuha shqipe është vënë në shënjestër nga politikat shoviniste e ksenofobe të Qeverisë dhe nga instrumentet e të ashtuquajturës “botë serbe” në Maqedoninë e Veriut, ajo po neglizhohet edhe në zemër të Tetovës – në Qendrën për Kulturë, institucion që drejtohet nga kuadro shqiptare të VLEN-it.

Një qytetar shqiptar ka kërkuar informacion në gjuhën shqipe, ndërsa përgjigjen e ka marrë vetëm në maqedonisht. Kjo nuk është një pakujdesi teknike, por shpërfillje institucionale e gjuhës shqipe dhe e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Drejtoresha e institucionit, Njomza Imeri, dhe kryetari i Bordit, Minur Asani, duhet të shpjegojnë publikisht. Përse në një institucion të Tetovës nuk respektohet gjuha shqipe, madje as atëherë kur qytetari e kërkon informacionin në shqip?

Kur një e drejtë e fituar me shumë sakrificë nuk respektohet nga vetë shqiptarët që drejtojnë institucionet, atëherë nuk kemi vetëm shkelje ligjore, por edhe abdikim moral, institucional dhe kombëtar.

Çdo dokument zyrtar i shkruar në gjuhën shqipe është testament që na kujton sa shumë kemi luftuar dhe punuar ndër dekada. Shqipja në institucione nuk është dhuratë e pushtetit, as çështje vullneti apo preference personale, është e drejtë, dinjitet dhe detyrim ligjor.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Të drejtat nuk i humbim vetëm kur dikush përpiqet të na i abrogojë me ligj. I humbim edhe kur ne vetë, nga neglizhenca, frika apo konformizmi, pushojmë së përdoruri dhe së mbrojturi ato.

Dhe pikërisht aty fillon humbja më e rrezikshme. Kur pushteti represiv nuk ka më nevojë të ta ndalojë gjuhën, sepse ti vetë je mësuar të heshtësh në të.

Banner

Related posts

MEPSO dhe KOSTT me hap të përbashkët drejt sigurisë energjetike: Interkoneksioni Tetovë–Prizren hyn në fazë konkrete

Gjyla Halili

Ka ardhur koha që Serbia të paguajë për ato që i ka bërë në fundshekullin e kaluar

Gjyla Halili

Ejupi: Me shembuj personalë të nxisim dhe zhvillojmë ndërgjegjësimin për mjedisin

Gjyla Halili