AKTUALE

Arbër Ademi: Avancimi i policit që hoqi flamurin shqiptar është provokim institucional ndaj shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj avancimit të policit që hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, duke e cilësuar këtë si një mesazh të papranueshëm që qeveria VMRO–VLEN po u dërgon shqiptarëve.

Sipas Ademit, polici në fjalë jo vetëm që është avancuar në detyrë, por edhe dy djemtë e tij janë punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai theksoi se, sipas informacioneve të bëra publike, njëri prej tyre është kthyer nga Gjermania vetëm për t’u punësuar në MPB.

“Kur shpërblehen persona që kanë cenuar simbolet kombëtare të shqiptarëve, mesazhi është i qartë. Në vend të përgjegjësisë, kemi avancime dhe punësime. Kjo flet shumë për standardet dhe prioritetet e qeverisë VMRO–VLEN,” deklaroi Ademi.

Ai shtoi se institucionet shtetërore duhet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, të mbrojnë barazinë dhe dinjitetin e çdo komuniteti, e jo të promovojnë veprime që thellojnë ndarjet dhe cenojnë besimin në institucione.

Në përfundim, Ademi kërkoi transparencë të plotë lidhur me këto avancime dhe punësime, duke theksuar se institucionet duhet të udhëhiqen nga profesionalizmi, meritokracia dhe respekti për vlerat demokratike.

Ja postimi plotë:

Polici që e hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, sot po shpërblehet nga qeveria VMRO–VLEN. Jo vetëm ai që u avancua, por edhe dy djemtë e tij qenkan punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Madje, njëri prej tyre është kthyer nga Gjermania vetëm për t’u punësuar në MPB. Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie dhe mesazhi që ajo zgjedh të dërgojë.

Banner

Related posts

Bekteshi: Korridori 8 është vepër që ka vulën e Ali Ahmetit, dhe është mirë që e pranoni, po edhe të punoni

Gjyla Halili

INTERVISTË | Flet kick bokseri tetovar, Albin Pajaziti: Fatin e krijojmë vetë, me punë dhe pa u dorëzuar

Gjyla Halili

VLEN: Bujar Osmani të përgjigjet për raportet me Vlladimir Stajiqin, agjenda në favor të Beogradit, për Banjskën dhe planet kundër Kosovës

Gjyla Halili