AKTUALE

Ali Ahmeti nga Prishtina: Sot populli shqiptar dha verdiktin e tij për çlirimtarët

Në Prishtinë u zhvillua sot marshi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe sakrificës për Kosovën.
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tha se marshimi ishte një dëshmi e fuqishme se liria nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por një vlerë që duhet mbrojtur dhe dëshmuar çdo ditë.
“Sot, në Prishtinë, marshuam për Lirinë dhe në mbështetje të Çlirimtarëve. Kosova sot foli fuqishëm, duke shprehur mirënjohjen për ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e saj”, u shpreh Ahmeti.
Ai theksoi se populli shqiptar ka dhënë një mesazh të qartë në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Sot, populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i shpall të pafajshëm”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, UÇK-ja mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët të atyre që besuan dhe luftuan për lirinë e vendit.
“Drejtësia dhe liria duhet të ecin bashkë”, ishte mesazhi i përcjellë nga Prishtina.
Në përmbyllje, Ahmeti nderoi të gjithë dëshmorët e lirisë, duke përcjellë mesazhin: “Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë! Rroftë Kosova! Rroftë UÇK-ja!”

Ja postimi plotë:

Sot, në Prishtinë, marshuam për Lirinë dhe në mbështetje të Çlirimtarëve.

Ky marshim ishte një dëshmi e fuqishme se liria nuk është vetëm kujtim i një të kaluare të lavdishme, por vlerë që mbrohet dhe dëshmohet çdo ditë. Kosova sot foli fuqishëm, duke shprehur mirënjohjen për ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e saj.

Sot, populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i shpall TË PAFAJSHËM❗️

UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët të të gjithë atyre që besuan dhe luftuan për lirinë. Nga Prishtina, sot përcollëm mesazhin se drejtësia dhe liria duhet të ecin bashkë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!
Rroftë Kosova! Rroftë UÇK-ja! 🇦🇱

Banner

Related posts

Muzeu i Tetovës pa asnjë historian, arkeolog dhe etnolog shqiptar

Gjyla Halili

Izet Mexhiti ka një replikë për Bujarin dhe dy shumicat

Gjyla Halili

Fondacioni “Golden Eagle” ka ndarë 10,000 euro për ndihmë Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi

Gjyla Halili